United Hospital

Hoxhaj: Kërkesa e Haradinajt për njohje nga Serbia para heqjes së taksës është joserioze

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vendosja e taksës ka qenë e domosdoshme por tashmë afekti ekonomik është arritur.

Hoxhaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se taksa ka stopuar fushatën e Serbisë në raport me Kosovën.

“Vuçiq ka premtuar para amerikanëve se ka ndaluar fushatën e tij për të tërhequr njohjet e Kosovës. Unë kam parë që kohët e fundit nuk janë bërë tërheqje të njohjeve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryetari i PDK-së ka thënë se është joserioze ajo që ka thënë Kryeministri se në fillim të vijë njohja e më pas të heqim taksën.

KKVITI

“Po të ishte taksa instrument se si të arrijmë deri te njohja, ne qysh në vitin 2008 kur kemi shpallë Pavarësinë, do të vendosnim taksën dhe do të prisnim njohjen”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse raportet me SHBA-në vendosen në pikën zero.

Hoxhaj ka thënë se ka një frikë që bota në vitin 2020 do të jetë shumë më ndryshe.

“Ne nuk mundem në pafundësi që të krijojmë një situatë që të tjerët të na presin. Kam frikë se nëse bashkimi Evropian ka kushtëzuar të ardhmen e Serbisë përmes Kosovës, kjo nuk do të ndodhë në pafundësi”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.