FIDANISHTJA

Gjilani përfiton mbështetje nga MAPL për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal, kosto 1.9 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Haziri ka falënderuar MAPL për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i
plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.

Mobi Casa

Haziri theksoi se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme. /rajonipress/