Uji Dea

“Haradinaj ka mbështetje të heshtur nga Gjermania dhe nga Britania e Madhe për taksën”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Një delegacion gjerman është takuar dje me liderët kosovarët ku u prit të diskutohej rreth çështjes së taksës. Megjithatë, nuk u dhanë shumë detaje për publikun.

E Violeta Haxholli nga KDI-ja ka thënë për “Zërin” se Haradinaj ka përkrahje të heshtur për taksën nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

“Po e shohim se pavarësisht kërkesave të SHBA-së kryeministri Ramush Haradinaj ende është i palëkundur në mbajtjen e taksës, një prej arsyeve është se ai ka gjetur përkrahje te një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Po shihet një përkrahje e heshtur nga Gjermania dhe nga Britania e Madhe. Pra këto dy vende nuk po bëjnë shumë presion te kryeministri Haradinaj për ta hequr taksën”, ka thënë Haxholli për gazetën “Zëri”, përcjell zeri.info.

Uji Dea

Arsye për këtë, sipas saj, është se dy shtetet në fjalë po e shohin taksën si mundësi për parandalimin e realizimit të idesë për korrigjim të kufijve.

“Ne po shohim se kërkesa e SHBA-së për heqjen e taksës po vazhdon, ndërsa po vazhdon edhe insistimi i kryeministrit që ajo të mos largohet. Vlerësoj se arsyeja kryesore për këtë është se këto shtete (Gjermania dhe Britania e Madhe) po e shohin taksën si një mundësi për të mos u realizuar ideja e korrigjimit të kufijve që është një ide e cila ende qëndron. Pra ata po vlerësojnë se nuk duhet të shkohet në dialog derisa kjo ide vazhdon tutje dhe taksa po shihet si bllokues i këtij procesi”, ka potencuar ajo./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.