Kjo bimë bën mrekullinë, shëron bronkitin, astmën dhe parandalon kancerin
Shtogu është një nga bimët më shëruese dhe më të vjetra në Evropë. Të gjitha pjesët e saj, nga rrënja e deri te lulet dhe fryti e ruajnë shëndetin e njeriut, shërojnë bronkitisin, astmën, kollën, inflamacionin e mushkërive në fazën e parë dhe infeksionet e fytit.
Ndihmon edhe te ngufatjet në gjoks dhe e forcon imunitetin. Është përplot me antioksidues të fuqishëm të quajtur flavonoide, e lulet janë të pasura me glikozide, taninë, flavonoide, karotinë dhe vitamina C. Kokrrat e shtogut përmbajnë alkaloide, karotinë, taninë, acide organike dhe i vitamina A, C dhe B.
Shtogu ndihmon edhe në shërimin e sëmundjeve degjeneruese si dhe në parandalimin e kancerit. Shtogu ndikon edhe si laksativ i butë, si dhe sugjerohet konsumimi te pengesat në zorrë. Vetitë e shtogut prej një diuretiku ndihmojnë edhe punën e veshkave dhe te trakti urinar derisa ndikon edhe në heqjen e helmeve nga trupi.
(Kosova Sot)


