ARKATANA

Hoxha: Pas zgjedhjeve në PE, Kosova pret vendimmarrje për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova po pret që në Parlamentin Evropian (PE) të përfundojnë zgjedhjet, në mënyrë që të mund të lëvizet përpara me një vendimmarrje, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.
Kështu tha ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë një konference për media.

“Po shpresojmë dhe po kërkojmë që pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të krijohet një momentum i ri dhe në takimin e qershorit të Këshillit të ministrave (të Bashkimit Evropian) të kemi një vendim”, tha Hoxha.

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian do të mbahen gjatë muajit maj.

Ministrja Hoxha tha se Kosova gjendet në hapin e fundit sa i përket liberalizimit të vizave, duke theksuar se shteti ka përmbushur të gjitha kriteret që i janë vënë për këtë proces.

Eco Higjiena

Ajo tha se tani është faza ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të votojnë veç e veç për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe sipas saj, shtetet e BE-së po presin që të përfundojnë zgjedhjet në PE dhe më pas të marrin vendim.

“Duke parë që jemi në prag të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, asnjë nga shtetet anëtare nuk janë optimiste që do të mund të lëvizim përpara para këtyre zgjedhjeve”, tha ministrja Hoxha.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.