Ja çfarë ndodh kur xhenxhefilin e konsumoni çdo ditë
Nëse ju pëlqen ndonjë erëz, përcaktohuni për xhenxhefilin. Ka edhe shumë erëza tjera që ofrojnë dobi për shëndetin, por xhenxhefili ofron shumë veti shëruese për organizmin dhe trupin e njeriut.
HEQ ACIDIN REFLUKS
Acidi refleks mund të shfaqet si pasojë e shujtës së caktuar që e keni konsumuar. Kjo është gjendje që ju pengon në jetën e përditshme. Xhenxhefili është i hatashëm në pakësimin e acideve të refluksit.
PAKËSON INFLAMACIONET NË TRUP
Inflamacionet janë mekanizëm mbrojtës që është i dobishëm kur jeni lënduar apo infektuar, kur trupi izolohet për t’i pakësuar inflamacionet në vendet tjera. Mirëpo, procesi i inflamacionit nuk mund të dallohet kur është për të mirë dhe kur për të keq. Kështu njerëzit me gjendje kronike të inflamacionit, siç është artriti, ndjejnë lehtësim kur konsumojnë xhenxhefilin.
UL RREZIKUN PËR KANCER
Xhenxhefili njihet për efektin e fortë në qelizat e kancerit. Studimet kanë dëshmuar se xhenxhefili vret qelizat e kancerit të vezoreve më shpejt dhe më sigurt se ilaçet kimioterapeutike.
SHËRON DHIMBJET E KOKËS
Vetitë shëruese të xhenxhefilit janë po ashtu të dobishme në shërimin e gjendjes që njerëzit më së shumti ankohen – dhimbjet e kokës.
(Kosova Sot)


