Hidromorava

Murati: Po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrejt të SHBA-së në dialog

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se dobësimi i brendshëm i BE-së, destruktiviteti i vazhdueshëm i Beogradit, vendosja e taksës nga ana e Kosovës si masë reciprociteti e platforma për bisedime, po çojnë drejt kolapsit të bisedimeve në formatin e tanishëm.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati ka thënë se po shtrohet rruga për përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-s në dialog.

FIDANISHTJA

“Dialogut të tej zgjatur a pa farë rezultati konkret të Brukselit, ku është folur vetëm për Kosovën dhe pozitën e serbëve në të si duket po i vjen fundi. Të gjitha indikacionet janë se po krijohen kushtet që SHBA-të ose të përfshihen më aktivisht ose edhe ta marrin rolin prijës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi”.

“Nuk janë të rastësishme vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan në Prishtinë, deklarimet e tyre për domosdonë e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e deri tek përfshirja përmes letrave e deklaratave edhe e Presidentit Tramp e Sekretarit të Shtetit Pompej. Kjo përfshirje e amerikanëve dhe zgjidhjet që mund të vijnë, duhet shikuar edhe nën prizmin e përpjekjeve amerikane për të ndalur depërtimin çdo herë e më të hapur të interesave ruse në rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Murati./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.