United Hospital

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer, ka bërë thirrje që Kosova ta pezullojë taksën ndaj produkteve të Serbisë.

Ai ka thënë në Zagreb se një marrëveshje e ardhme Kosovë-Serbi për njohjen e ndërsjellë mund të përfshijë korrigjimin e kufirit.

“Ne nuk avokojmë (nuk angazhohemi), por që nuk e përjashtojnë një marrëveshje në mes të dyja vendeve që mund të përfshijë gjëra të tilla”, ka thënë Palmer para gazetarëve, shkruan Vecernji.hr.

Ai ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe duhet të pezullohet dhe se ka shtuar se Rusia me aktivitetet e saja është duke prishur punë në Ballkan.

United Hospital

“Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina do të duhet ta pezullojë taksën, qoftë edhe për 120 ditë apo 150 ditë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin qilimin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Mosmarrëveshjet në mes të dy palëve janë burim i mosstabilitetit dhe normalizimi i tyre përforcojnë mundësinë e integrimit evropian për të dy vendet. Ne përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE dhe besojmë se çdo marrëveshje duhet të bëhet në nivel lokal që do të ishte gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme”.

“Thelbi i kësaj është njohja reciproke e të dy shteteve: Njohja e Kosova nga Serbia si shtet i pavarur dhe njohja e Serbia nga Kosova si vend fqinj”./KlanKosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.