United Hospital

Haradinaj: Do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë pasur mundësi të kthehen në seancë edhe më shpejt me 61 vota, por që ka lindur një mundësi e re më gjithëpërfshirëse.

“Kemi pas mundësi me u kthy në seancë më shpejt me 61 votë, mirëpo ka lind një mundësi e re një situatë më gjithëpërfshirëse, vetë presioni i AKR-së dhe në respekt të proceseve, në respekt të kësaj mundësie i kemi dhënë kohë”, tha Haradinaj.

Hidromorava

“Pra, keni parasysh që mos t’i jepshim rëndësi këtij procesi të ri, presionit të ri të AKR-së do të ishim në punë sot, por e kemi bërë me kujdesin më të madh sepse mendojmë që është mirë ndaj proceseve të vendit. Pra, kjo kohë që e kemi humbur deri tani për të cilën nuk jam i kënaqur që e kemi humbur, megjithatë atë ta quaj ashtu arsyetohet me faktin se do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje. Nuk besoj që do të humbim shumë kohë në ditët që vijnë, nuk e di sa do të mundemi me implementuar në këtë javë që po hyjmë, mirëpo nuk do t’i humbim shumë kohë vendit”, tha ai.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, ku prezantoi gjashtë kandidatë për kryetar të komunave./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.