ARKATANA

Hale: SHBA nuk do të ofrojnë një recetë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike, David Hale, siç është paralajmëruar do të qëndrojë gjatë ditëve të fundit të kësaj jave në Beograd dhe në Prishtinë.

Një vizitë e tillë ishte thënë se do të bëhet me qëllim të nxitjes së dy palëve që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Hale, i cili është në pozitën e tij të tanishme që nga gushti i vitit të kaluar, më parë ka qenë, ndër të tjera, ambasadori i SHBA në Pakistan, Liban dhe Jordani.

Një diplomat i karrierës, në atë kohë, ai ishte një i dërguar për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për mediumin serb Danas, përcjell Telegrafi, Hale ka thënë se “nuk është në Shtetet e Bashkuara” apo tek askush tjetër, “të diktojë rezultatin përfundimtar të negociatave Beograd-Prishtinë”.

I pyetur nëse ka ardhur koha për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se absolutisht po.

ARKATANA

“Ka një shans që një zgjidhje gjithëpërfshirëse do të arrihet këtë vit, por vetëm nëse dialogu fillimisht do të rifillojë. Është koha për të ndaluar provokimet nga të dyja anët, për të hequr taksat dhe për ta kthyer Beogradin dhe Prishtinën në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Hale.

Ai mendon se “do të ishte keqardhje humbja e kësaj mundësie për paqe, siguri dhe rritje ekonomike”, të cilën e ka quajtur unike.

Zyrtari amerikan është pyetur edhe rreth deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “edhe Serbia duhet të merr diçka”, si dhe shkëmbimit të territoreve.

Në këtë drejtim ai ka thënë SHBA nuk do të ofrojnë një recetë për zgjidhjen.

“Ne besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta bëjnë këtë përmes negociatave të drejtpërdrejta. Nuk është në Shtetet e Bashkuara – e as tek dikush tjetër – të diktojë rezultatin përfundimtar”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Hale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.