ARKATANA

Në Kamenicë nisë manifestimi i “Epopesë së UÇK-së”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin Faton Jakupi, Organizatën e Veteranëve të Luftës, FSK-në, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë komunal sot bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve, me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Kastrati nderoi familjet e dëshmorëve për nder të kësaj dite. “I përulemi përjetësisht sakrificës së familjes Jashari, dëshmorëve të kombit e gjithë të rënëve për liri”, potencoi ai.

Fundamenti

Krerët e Komunës vazhduan homazhet edhe te shtatoret e heronjëve. Pas homazheve, ai takoi familjet e dëshmorëve nga afër, me ç’rast shumë prej tyre patën fjalë falënderuese dhe kërkesa të ndryshme.
“Pas homazheve bashkëbisedova me familjet e dëshmorëve dhe u njoftova nga afër për sfidat dhe kërkesat e tyre kundrejt institucioneve”, u shpreh Kastrati./rajonipress/