Hidromorava

Kryeministri i Italisë: Prishtina ta heqë taksën në mënyrë që të vazhdohet dialogu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka thënë se Prishtina duhet ta pezullojë vendimin për taksën dhe të lejojë fillimin e dialogut me Beogradin në Bruksel.

Sipas tij, masat e marra nga Prishtina, nuk dërgojnë askund, duke theksuar se dialogu është rruga e vetme e dy shteteve drejt Bashkimit Evropian.

Ai ndër të tjera ka lavdëruar Serbinë për reagimet që ka bërë, edhe përkundër masave të vendosura nga Prishtina, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

ARKATANA

“Unë e përsëris, sipas mendimit tim, vendimet e njëanshme të marra nga Prishtina nuk dërgojnë askund. Mendoj se e vetmja mënyrë për të shpejtuar rrugën drejt dialogut është që të gjitha palët të tregohen të mençur”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë.

Kërkesa për pezullimin e taksës tash e sa kohë Kosovës i vijnë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i vendosur që taksa nuk do të hiqet, pa një marrëveshje ku Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.