ARKATANA

Dëshira për rrëzim të Qeverisë dhe frika nga zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Këmbëngulësia e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka shtyrë partnerin më të madh të koalicionit, PDK-në, që të paralajmërojë rrëzimin e Qeverisë. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe lider i PDK-së, tha para pak ditësh se të gjitha qeveritë mund të ecin, por asnjë qeveri nuk mund t’i rrezikojë raportet me SHBA-në, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, shefi i ekzekutivit përsëriti edhe gjatë ditës së djeshme se tarifa ndaj produkteve serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Mobi Casa

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se synimi i Veselit është ta largojë Haradinajn nga pozita e kryeministrit pa shkuar fare në zgjedhje, kjo vetë kreu i PDK-së ua ka “drojën” zgjedhjeve në këtë kohë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Ndaj çelësi për ta gjetur një zgjidhje duke i shmangur zgjedhjet sipas tyre po vazhdon të kërkohet brenda LDK-së. Por zyrtarë të kësaj partie kanë deklaruar se zgjedhjet përbëjnë të vetmen zgjidhje për të dalë nga situata aktuale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.