Mobi Casa

Kusari-Lila: Nuk pranoj të bëhem kryeministre e një qeverie gjithëpërfshirëse

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në këtë situatë aktuale nuk do të pranonte të drejtonte një qeveri gjithëpërfshirëse.

Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pa bërë lëshimin e koalicionit nga ndonjëra nga subjektet aktuale që janë në qeveri nuk mund të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Partnerët e koalicionit i kanë vetëm fjalët kundër njëri tjetrit, por në vepra janë plotësisht duke funksionuar. Po bashkëpunojnë shumë mirë në ndarjen e pushtetit. Ata janë bashkë në vendimet që merr Qeveria. Në asnjë çështje ata nuk po kanë dallime në aspektin përmbajtjesore”.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se në rrethanat aktuale në Kosovë ajo nuk do të pranonte drejtimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse.

United Hospital

“Në këto rrethana dhe me këtë përbërje qeverisëse nuk jam e gatshme të marr drejtimin e qeverisë”, tha ajo.

Kusari-Lila ka thënë se qeveria gjithëpërfshirëse me kryeministër Bajram Rexhepin kishte pasur shumë probleme, dhe sipas saj thyerjet mes partive në atë kohë kanë qenë të mëdha.

“Asnjëherë nuk kemi pasur një qeveri gjithëpërfshirëse përpos kur është bërë kryeministër konsensual Bajram Rexhepi. E di që në atë kohë ka pasur thyerje të mëdha mes subjekteve politike, sidomos mes LDK dhe PDK. Ka qenë një punë shumë e vështirë. Edhe në rrethana aktuale me këtë spektër të gjerë politik, do të duhesh të kishe një platformë shumë të definuar për të dhënë përgjigje”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.