ARKATANA

Mediat serbe: Serbia e ka vështirë, Kosova në SHBA ka ambasadë dhe lob të fuqishëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik serb nga Uashingtoni, Obrad Kesiq, thotë se është e vështirë të dihet saktësisht shuma e parave e cila arrin për lobimin shqiptar në SHBA.

“Mjetet definitivisht vijnë nga Shqipëria, përmes firmave që kryejnë punë për shtetin, e më pas financojnë bashkësitë shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni… Mjetet arrijnë edhe nga Prishtina, Kosova këtu ka ambasadë, aktiviteti i së cilës është shumë i madh. Përfundimisht, paraja arrin edhe nga bashkësia gjithnjë e më e madhe shqiptare në SHBA. Edhe pse në mesin e tyre ka pakënaqësi, të gjithë pajtohen rreth pavarësisë së Kosovës, thotë Kesiq.

Ai për gazetën serbe “Blic”, thotë se edhe pse administrata e Trumpit nuk është aq e dhënë ndaj interesave të shqiptarëve siç ishte më parë, në Stejt Department edhe më tej ekzistojnë zyrtarë të cilët në mënyrë sentimentale janë të lidhur me mbështetjen për shqiptarët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Serbia nuk ka as lob të fuqishëm në SHBA e as para për të lobuar.

Një deklaratë e tillë e Kesiqit është bërë në tekstin e gazetës serbe me titull propagandues “Shqiptarët i japin Trumpit miliona për presion Serbisë”.

ARKATANA

Kjo gazetë shkruan se presidenti Trump merr miliona nga shqiptarët për t’i bërë presion Serbisë që ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Shqiptari më i pasur, Behgjet Pacolli është financuesi kryesor i Shqipërisë së Madhe dhe nuk kursen mjete që të lobojë në të gjithë boton, respektivisht në Amerikë, për pavarësinë e Kosovës”, shkruan gazeta.

Tutje gazeta e pranon se Serbia e ka të vështirë të përballet me fuqinë që ka Kosova jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë.

“Derisa po afron koha e zgjidhjes përfundimtare të problemit të Kosovës, pala shqiptare ka pozicion të fuqishëm nga i cili nuk dëshiron të lëkundet me asnjë çmim”, shkruan gazeta serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.