Fundamenti

Veseli: Më parë mund të bie çdo qeveri, se sa të largohet Bondsteel

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot në Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel mund të bie.

“Të gjitha qeveritë mund të ecin e Bondsteel jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në. Ju e keni vërejt që unë jam tërhjek nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka thënë Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

KKVITI

Veseli ka thënë se Serbisë, do t’i përgjigjen, ashtu siç e meriton, si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet.

“Nuk mundet askush me mbrojt vetëm Kosovën. Duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigj qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.