UBT

Pacolli: Jemi duke keqpërdorur durimin e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka thënë se sot më shumë se kurrë është i bindur se qeverisja me bazë të gjerë është zgjidhja më e drejtë. Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se duhet të miratohen sa më shpejtë një mori reformash, duhet të zgjidhjet çështja e demarkacionit, të bëhet liberalizimi i vizave etj.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Sot në mëngjes, një nënë e moshuar më erdhi në shtëpi dhe në mënyrë dëshpëruese kërkonte ndihmën time për t’i mundësuar shkuarjen në Duseldorf të Gjermanisë për të vizituar djalin e saj të aksidentuar.

NUK KISHTE AS PARA, AS REZERVIM PËR NDONJË BILETË, E AS VIZË. Edhe pse do doja shumë, nuk munda t’i ndihmoja në të gjitha nevojat e saj dhe mbeta edhe unë i dëshpëruar.

Është krejt e qarte se jemi duke tejkaluar çdo kufi të durimit të qytetarëve, vëllezërve dhe motrave tona me lojërat tona, inatet e teket dhe interesat e ndryshme te secilit.

Të gjithë po zhagitin proceset, nuk po krijohet qeveria, nuk po krijohet alternativë qeverisëse e re, për t’i dalë në ndihmë qytetarit. Me këto veprime po më duket qe secili po kërkon zgjedhje të reja.

Alternativa e zgjedhjeve të parakohshme me këtë Kod zgjedhor është jo reale.

Uji Dea

Nuk të çon askund, veçse më keq se ku jemi.

Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta. Duhet mbledhur një tryezë e partive parlamentare shqiptare;

Të miratohet një set reformash të shpejta: Çështja e demarkacionit ; Liberalizimin e vizave; Kodi i ri zgjedhor;

Çështja e bisedimeve me Serbinë (afati, ekipi i ri, ofertat, grupi i konsulentëve ndërkombëtarë). Unë kësaj platforme do t’i shtoja dhe: Një ligj të ri për dekriminalizimin dhe vetingun. Në qeveri duhet të bëjnë pjesë të gjithë partitë shqiptare.

Me mandat të kufizuar, por me konsensus sa më të gjerë. Kjo qeveri nuk është amnisti për kërrkënd, por zgjidhja më e mirë për kohën që po kalojmë. Bota nuk na pret ne. Ajo nëna që më priste, familjet që duan lëvizje të lirë, zgjidhje për problemet e tyre nuk na presin.

Koha nuk pret. Kosova mbi të gjitha!”. (sic). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.