United Hospital

Thaçi: Ekipi Negociator i gatshëm të respektoj kërkesën e SHBA-ve për pezullim të taksës dhe rifillim të dialogut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pasur një takim të përbashkët me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, si dhe me Ekipin Negociator të Kosovës, përkatësisht me zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dardan Gashi dhe me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Përmes një njoftimi për media nga zyra e Presidentit, thuhet se në këtë takim është biseduar për procesin e dialogut përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet e këtij procesi dhe tejkalimin e pengesave aktuale, duke përfshirë këshillat e SHBA-së për domosdoshmërinë e suspendimit të përkohshëm të taksës dhe rifillimin e dialogut, si dhe për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Ishte konstatim i përbashkët se marrëveshja duhet të jetë përfundimtare me njohje reciproke. Po ashtu, presidenti Thaçi edhe në takimin e sotëm ka ripërsëritur qëndrimin se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë speciale me SHBA-në.

ARKATANA

Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi në takim nuk kanë qenë të pranishëm kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ndryshe, Telegrafi më herët ka raportuar për mbajtjen e këtij takimi i cili ka zgjatur rreth 3 orë, dhe i cili është zhvilluar në zyrën e presidentit Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.