ARKATANA

‘Kosova do të bashkohet me Shqipërinë’ – Rusia i reagon ashpër Edi Ramës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Rusia reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, duke e quajtur atë “të papranueshme”. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova e përdori konferencën e rregullt për shtyp për të përcjellë reagimin e Moskës ndaj pohimeve të shefit të ekzekutivit shqiptar.

Rusia sipas saj nuk mund te rrije pa folur, sidomos kur Rama, sic theksoi Zakharova, e bëri të qartë se Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk është një “plan B” por “një plan A”.

“Menduam se mbase nuk ishte përkthyer mirë deklarata e tij, ndaj e verifikuam disa herë. Kryeministri shqiptar e lidhi implementimin e këtij plani me diskutimet aktuale mbi korrigjimin e kufijve në kuadër të procesit të negociatave dhe arritjes së një marrëveshjeje finale mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne konsiderojmë se retorika të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Kjo është një çështje që ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës”, u shpreh Zakharova.

FIDANISHTJA

Këtë ne e shohim si shkelje të rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së, vazhdoi zëdhënësja e cituar nga mediat serbe e ato kosovare, që më tej kërkoi edhe reagimin e Perëndimit për “plane të tilla gjeopolitike”.

Zakharova theksoi edhe një herë se pozicioni i Rusisë mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mbetet i pandryshuar./Insajderi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.