United Hospital

Hoti: Presidenti dhe mospajtimet për taksën, kanë thelluar krizën institucionale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kriza institucionale në Kosovë është thelluar. Kështu po pretendon shefi i Gupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i qëndrimeve të presidentit për korrigjimin e kufijve, si dhe mospajtimeve për taksën dhe dialogun me Serbinë.

“Angazhimi kundërkushtetues i Presidentit për ta shtyrë përpara ‘korrigjimin e kufijve’, si dhe mospajtimet brenda ‘koalicionit të punëve të mëdha’ PAN rreth taksës dhe dialogut me Serbinë, kanë bërë që të thellohet kriza institucionale”, ka shkruar Hoti, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Shefi i deputetëve të LDK-së ka përmendur edhe raportet e Kosovës me partnerët, njohjet e reja, si dhe gjendjen në veri.

Hoti ka thënë se përgjegjësinë për këtë situatë, duhet ta marrë koalicioni PAN.

“Si rezultat, raportet e Kosovës me partnerët janë në pikën më të ultë historikisht. Zbatimi i MSA-së ka ngecur. Njohje të reja nuk ka, ndërkaq po rrezikohen njohjet ekzistuese. Në veri të vendit nuk ka pushtet lokal që është ligjor dhe efektiv. Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë më tutje. Përgjegjësinë për këtë degradim duhet ta marrë ai që po e quan veten shef të PAN-it”, ka shkruar Avdullah Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.