ARKATANA

Haradinaj: Hapja e kufijve nuk është temë e thjeshtë, por është hapje e krizave dhe tragjedive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pajtimit që në dialogun Kosovë-Serbi të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke, por jo për një marrëveshje ku preken kufijtë dhe territoret.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai tha se është pro vazhdimit të dialogut, mirëpo taksa nuk do të hiqet.

“Me rëndësi është që të vazhdoj dialogu. Sa i përket taksës s’ka ndonjë ndryshim, e dini qëndrimin tim. Shpresoj që sa më shpejt të vij dita për tu anuluar taksa…”, ka thënë ai.

Sipas tij, janë dy elementë që po i mungojnë kërkesës për pezullim të taksës.

Haradinaj po ashtu theksoi se hapja e kufijve nuk është temë e thjesht, por është hapje e krizave dhe tragjedive, raporton Telegrafi.

FIDANISHTJA

“Janë dy momente që i mungojnë kërkesës, kontrata se çka do të merren vesh Kosova dhe Serbia, si dhe aspekti kohor. Serbia po i bën dëm Kosovës. Jemi për t’u rikthyer dialogu, jemi për një marrëveshje reciproke Kosovë-Serbi, por jo për një marrëveshje që merr për bazë çështjen e kufijve dhe territoreve. Hapja e kufijve nuk mendoj që është temë e thjesht, por është hapje e krizave, tragjedive”, potencoi kryeministri i vendit.

I pyetur se si e komenton deklaratën e presidentit, Hashim Thaçi i cili ka thënë se, Haradinaj është i rrezikshëm për vendin, ai tha: “Presidentin e du shumë, dhe mendimi i tij është për tu respektuar dhe s’kam ndonjë koment”

Haradinaj gjithashtu tha se Kosova do të kandidoj sërish për Interpol.

Kryeministri Haradinaj, shprehu shqetësimin e tij për shtrimin në spital të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Ai tha se është interesuar për shëndetin e tij, si dhe i ka ofruar shërbim nëse ka nevojë.

“Albinit i kam telefonuar sot, dhe i kam ofruar shërbim shëndetësor. I uroj shërim të shpejt”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.