Fundamenti

Kusari-Lila: Në Kosovë janë katër kryeministra, Haradinaj i papërgjegjshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetarja e Alternativa-s, Mimoza Kusari-Lila, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kusari-Lila ka thënë se debati për heqjen e taksës tregtare ndaj Serbisë është bastarduar, kurse kokëfortësinë e Haradinajt e ka parë si absurde.

“Artikulimi i tij (Haradinajt) nuk është i një burrështetasi. Është një qëndrim i një njeriu që udhëheqë me egon e teket e tij. Totalisht i papërgjegjshëm. Është çështje e një kokëfortësie që nuk mund të sjellë rezultat edhe nëse blenë kohë”, ka thënë Kusari-Lila në Televizionin publik.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se koalicioni që e drejton Kosovën nuk ka aftësi që të zgjidhë problemet me të cilat po përballet Kosova.

ARKATANA

“Fatkeqësia jonë është që kemi ardhur tek tema shumë të rëndësishme me një qeveri kaq të dobët. Kjo qeveri nuk është e aftë për t’iu dhënë epilog çështjeve. Ky koalicion nga fillimi ka nxjerrë qëndrime të ndryshme. Aty janë katër kryeministra, por është një dallim me Ramush Haradinajn, të cilit tek dera i shkruan: Kryeministër”, deklaroi deputetja e Alternativës.

Kusari-Lila e ka parë të nevojshme që Kosova të ketë një qeveri teknike.

Ajo ka thënë se nënkryetari i Alternativës, Ilir Deda, ani se ende mbetet në subjekt, megjtithatë ai nuk ka marrë pjesë në aktivitetet e fundit partiake.

“Pakënaqësia e tij ka filluar lidhur me ekipin negociator. Ai mendonte se Alternativa do të duhej të bëhej pjesë e ekipit negociator”, ka përfunduar Mimoza Kusari-Lila. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.