United Hospital

Ministrja Hoxha flet për vizat dhe taksën, thotë se rrethanat janë të vështira të parashikohet çështja e liberalizimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha në një konferencë për media tha se nuk ka informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës ka ndërlidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Hoxha në një konferencë për media tha se megjithëse në takimet që ka pasur në Poloni me ministrat e Ballkanit Perëndimor është përmendur kërkesa e heqjes së taksës, mirëpo se nuk i është komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave…”, u shpreh ministrja.

E pyetur pse janë heshtur rreth procesit të liberalizimit të vizave, ajo tha “Nuk është çështje që jemi bërë më të heshtur, por po e shohim që rrethanat së paku para përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian nuk do të mund të arrijmë t’i parashikojmë çfarë do të ndodhë”.

UBT

Ministrja e Integrimit tha se do të shohin se cila do të jetë përbërja e re e PE-së. “Ne shpresojmë të fitojnë forcat më të moderuara politike, por edhe forcat politike ekstreme kanë një ngritje dhe kjo do t’i komplikojë pak gjërat…”, tha ministrja.

Duke u përgjigjur rreth deklaratave të saj për dhënien e datave për liberalizimin e vizave dhe mospërmbushjes së këtij premtimi, Hoxha tha “Po kam dhënë data për viza dhe do të vazhdojë të japë posa të mare data të reja. Këto data nuk i kam shpikur unë, por janë data që na janë komunikuar në takime. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, vendet anëtare të BE-së nuk morën vendim dhe ne po bëjmë çmos të kemi një momentum që liberalizmi i vizave të ndodhë sa më shpejt”.

Sipas saj, rrethanat janë të vështira të parashikohet çfarë mund të ndodh në të ardhmen e afër, duke i pasur parasysh zgjedhjet për Parlament Evropian dhe çështjen e BREX-it. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.