FIDANISHTJA

Kancelari austriak takohet me Trumpin, njofton se çfarë biseduan për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit.

Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”, transmeton lajmi.net.

ARKATANA

Kurz theksoi se Austria pozitivisht sheh dialogun mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar.

“Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai, transmeton lajmi.net.

Kurz ka bërë të ditur se Trump kërkoi që Austria ta rrisë buxhetin për ushtrinë. “Besoj se administrata amerikane ka interes për marrëdhënie të mira por në shumë pyetje kemi mendime të ndryshme”, theksoi ai në lidhje me takimin me Trumpin. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.