UBT

Hoxhaj në Tiranë: Përmbyllja e dialogut me Serbinë, është edhe konsolidimi i jashtëm i Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bashkëbiseduar në Tiranë në një takim të mbyllur me politikan dhe intelektual rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësinë për të arritur një marrëveshje me 2019.

Në Forumin e Politikës së Jashtme të organizuar nga Instituti AIIS, Hoxhaj ka thënë se Kosova e ka të qartë synimin e saj në dialog – njohjen e ndërsjellët dhe anëtarësimin në OKB.

Në pyetjet e shumta për modalitetet e mundshme të epilogut final, Hoxhaj ka thënë se Kosova e ka nxjerrë platformën e saj me parimet negociuese dhe duhet parë në frymën pozitive nga elitat politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Mobi Casa

Duke folur për debatet e shpeshta edhe mospajtuese herë pas here në të dyja shtetet, Hoxhaj ka thënë se këto i sheh në frymën e një shteti e shoqërie demokratike por beson që fund të procesit do të jenë unik.

“Unë jam për qasjen që duhet menduar si ta përmbyllim dialogun dhe arrijmë një marrëveshje me Serbinë gjatë vitit 2019. Për ne në Kosovë është jetike përmbyllja e shtetndërtimit të Kosovës pikërisht 20 vjet pas çlirimit. Madje kjo do të nënkuptonte edhe konsolidim të jashtëm të Shqipërisë” ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.