United Hospital

Limaj: S’duhet ta kemi presion kohën, por marrëveshjen e mirë me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bashkëdrejtuesi i Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk është vetëm Kosova ajo që duhet të kujdeset për paqen e Ballkanit. Ai ka shtuar se Kosova nuk duhet ta ketë presionin e kohës, por marrëveshjen e mirë me Serbinë. Duke folur për dialogun për Serbinë, Limaj ka thënë se ky proces duhet të vazhdojë dhe se tërheqja e Kosovës nga kjo tavolinë nuk duhet të jetë kurrë opsion.

“Përpjekja e kësaj qeverie nga fillimi ka qenë që t’i japë impuls të ri çështjes së dialogut. Ideja dhe detyra jonë është që të kthehmi në binarë. Nuk duhet ta kemi presionin e kohës, por marrëveshjen e mirë me Serbinë. Marrëveshjen që garanton të ardhmen e vendit tonë. Së pari ne duhet t’i garantojmë vendit tonë shtetësinë”, ka thënë Limaj, në konferencën e organizuar nga instituti Ridea.

United Hospital

Limaj ka shtuar se me Serbinë është vetëm një çështje e hapur, ajo e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Forcat politike duhet t’i lënë kalkulimet partiake. Si Kosovë duhet të jemi çdoherë të gatshëm për dialog. Largimi nga tavolina nuk është opsion. Me Serbinë kemi vetëm një çështje të hapur, njohjen nga Serbia. Nuk jemi në presion kohor. Nëse Serbia vazhdon me mohim edhe në jemi të gatshëm që ta vazhdojmë rrugën tonë. Kosova nuk pranon që në emër të kohës të negociojë sovranitetin e shtetit – shtetin tonë”, ka thënë Limaj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.