Eko Higjiena

Ish-kancelari gjerman ka një kërkesë për liderët nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish kancelari gjerman Gerhard Shrefer ka komentuar zhvillimet e fundit për çështjen e Kosovës.

Ish kancelari gjerman Gerhard Shrefer ka deklaruar se është reale që Serbia më 2025 të hyjë në Bashkimin Evropian.

Por, ai shtoi se Prishtina her do kurë duhet ta heq vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe se ky është parakushti që palët të rikthehen në tavolinën e negociatave.

“Absolutisht mendoj se vendimi për taksë është gjë e keqe. Mendoj se ato do të hiqen dhe nuk është vetëm mendim i imi personal, por mendim i Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera se kjo duhet të ndodhë”, u shpreh Shreder për “Blic”.

ARKATANA

Shreder, i cili gjatë vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq për të biseduar për mundësinë ekonomike dhe politike në Serbi, ka thënë se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Dialogu ishte duke shkuar me rrjedhë të mirë”, u shpreh ai.

Por, pastaj erdhi taksa.

“Shpresoj se do të hiqet në mënyrë që të arrihen marrëveshje të caktuara për të cilat kemi dëgjuar në fillim të bisedimeve”, theksoi ai. /Lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.