Fundamenti

Haradinaj: Mogherini ka mbajtur një gjysmë dialog në mënyrë të fshehtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën.

Haradinaj ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia është një lloj kërkim falje për veprimet që ka kryer.

Ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedojë për këtë gjë në çdo tavolinë.

“Jam i gatshëm që në çdo tavolinë që mblidhemi me fol për këtë çështje. Ju kam treguar dhe në Mynih se dialogu duhet të vazhdojë por pa u kushtëzuar”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për mospërfshirjen e LDK-së dhe VV-së në dialog, ka thënë se është mirë që ata të përfshihen në këtë proces.

“Unë kur po kam mundësi po konsultona edhe me ta, po mundona me ju kallxua që pjesëmarrja në këtë proces është e domosdoshme. Nëse ata duan zgjedhje pjesëmarrja e tyre në këtë proces nuk i shtynë ato.. edhe LDK edhe VV duhet të kyçen në dialog dhe platformë që t’i heqim këto tema dhe pastaj në zgjedhjet e ardhshme të jenë për vende pune”, u shpreh Haradinaj.

Uji Dea

Kryeministri ka komentuar edhe deklaratën e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila ka thënë pa u hequr taksa nuk do të ketë raund të ri të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë

Haradinaj ka thënë se Mogherini ka mbajtur një gjysmë dialog në mënyrë të fshehtë.

“Mogherini ka mbajtur një gjysmë dialog në mënyrë të fshehtë. Është mirë që ajo me qitë në dritë këtë gjë e mos me mbajt fshehtë… dialogu duhet të vazhdojë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai është pyetur edhe rreth mbajtjes së zgjedhjeve, ku ka treguar se kryetari i PDK-së njëherësh edhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk i ka kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk ma ka kërkua, por nëse ma kërkon e respektoj atë vendim”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.