UBT

Këmbësorja përplaset nga Opel Vectra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës Trafiku rajonal në Gjilan është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në kryqëzim të rrugës së fshatit Përlepnicë me rrugën e fshatit Kosaqë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime të rënda trupore, ku i përfshirë ka qenë një automjet i markës Opel Vectra, ngjyrë e kaltër me targa vendore dhe një këmbësore shqiptare shtetase e Kosovës (1994).

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur drejtuesi i automjetit të markës Opel Vectra gjatë lëvizjes në rrugën lokale të fshatit Përlepnicë dhe me të kaluar kryqëzimin e rrugës së fshatit Kosaqë, e përplas këmbësoren, e cila në momentin kritik ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë në drejtim të lëvizjes së automjetit të përfshirë në aksident.

Eco Higjiena

Si pasoj e kësaj përplasje, këmbësorja e lartcekur pëson lëndime të rënda trupore, por sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë, ajo për momentin ndalet nën përkujdesjen e personelit mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron pas intervistimit të të dyshimtit rasti të iniciohet me procedurë të rregullt në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/