Thaçi: Ushtria e Kosovës suksesi më i madh i yni
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Ushtria e Kosovës është dëshmia më e mirë e suksesit të Kosovës.
Ai tha se, paqen ia kemi obligim gjeneratave të reja që do të vijnë por obligim e kemi tua mësojmë edhe luftën e shenjtë të UCK-së. raporton Zëri.info.
“Ju ushtarë të forcës jeni krenaria jonë, jeni dëshmia më e mire e suksesit të shtetit tonë. 11 vite më parë e filluam së bashku rrugën drejtë pavarësisë. FSK është e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon por edhe në botë e presim ditën kur ushtarët do të shërbejnë për të ndërtuar paqen anë e kënd botës. Ju ushtria e Kosovës jeni krenaria e shtetit tonë”, tha presidenti.
Thaçi tha se edhe mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë por kurrë nuk do ta harrojmë spastrimin e etnik dhe gjenocidin serb në Kosovë. Ai tha se herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet.
“Këtë vit duhet të marrim edh enjë vendim tjetër staretgjik për të ardhmen tonë arritja e marrëveshjes me Serbinë jo për të harruar të kaluarën por për të mos e lejuar që të përsëriten vuajtjet e të kaluarës”, deklaroi Thaçi.
Thaçi tha se për Kosovën mbetet thelbësore ruajtja e partneritetit me miqtë.
“Në rrugëtimin tonë të suksesshëm është edhe një faktor tjetër siç është partneriteti me miqtë tanë ndërkombëtarë, siç është Amerika, BE, NATO e shtete tjera mike, sa herë kemi bashkëpunuar kemi dalë fitimtarë”, tha ai./Zëri


