ARKATANA

Përshkallëzohet ‘lufta’ mes Thaçit dhe Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Insistimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe rezistenca e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka bërë që të përshkallëzohet “lufta” mes dy liderëve kryesorë të vendit. Analistët vlerësojnë se duke u nisur nga zhvillimet aktuale në fund do të dalë fitues vetëm njëri prej protagonistëve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Shpërfaqja e idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe vendosja e taksës nga Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, kanë bërë që të dy krerët e institucioneve kyçe të vendit të përplasen ashpër mes vete. Përderisa presidenti Thaçi po vazhdon të insistojë në korrigjim të kufirit me Serbinë, shefi i ekzekutivit është barrikaduar fuqishëm kundër një skenari të tillë.

Fundamenti

Kjo, pasi sipas Haradinajt secili qytetar, duke përfshirë këtu edhe presidentin është i obliguar ta mbrojë Kushtetutën e vendit dhe kufijtë e 17 shkurtit të vitit 2008. Kushdo që e cenon pavarësinë e Kosovës, sipas tij, mund të cilësohet lirshëm armik i popullit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se një “luftë” e tillë mes krerëve institucionalë ndikon tejet negativisht për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.