Eko Higjiena

Haradinaj, pas takimit të liderëve: E duam Amerikën më së shumti në botë, por taksën s’e heqim

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi i sotëm i liderëve shtetëror ka qenë për të diskutuar në mënyrë më jo formale për temat aktuale politike.

Haradinaj edhe pas këtij takimi, ka thënë se taksa nuk do të hiqet, përkundër kërkesave nga Amerika.

I pari i Qeverisë ka treguar edhe për letrën që së fundi nga zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit amerikan Doanld Trumo i kanë dërguar krerëve shtetërorë në Kosovë, të cilën ia dorëzoi sot kryeministrit Haradinaj gjatë takimit ambasadori Philip Kosnett, transmeton Telegrafi.

“Ne e kemi spjegu poziconin tonë, kam tregu që ne e dojmë Amerikën, por nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë. Taksa nuk është vendosur për Amerikën dhe as për dialogun. Por, janë 20 vite si konflikt i ngrirë. E kërkojmë një marrëveshje finale, për njohje ku do të zgjidhet edhe taksa dhe tregtia e lire”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Sipas tij, Kosova më nuk do ta lejojë Serbinë që të tallet me dialogun, e nën anën tjetër duke lobuar për tërheqjen e njohjeve, duke përmendur edhe sulmet ndaj ushtarëve të FSK-së.

Uji Dea

“Qëllimi është me sjellë një situatë të marrëveshjes pasi kanë kaluar dy dekada. E lus Amerikën që të na kuptoj, pasi ne e dojmë Amerikën më së shumti në botë. Por, ne nuk i nënshtrohemi Serbisë që të bëjnë hajgare me ne, me INTERPOL, me njohje dhe një Serbi që sulmon familjet e pjesëtarëve të FSK-së”, deklaroi Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se këto qëndrime i ka thënë edhe në takimin ku ishin Thaçi e Veseli.

Haradinaj gjithashut deklaroi që marrëveshja finale Kosovë-Serbi, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë bazë në territore.

“Është koha e fundit me u arrit një marrëveshje Kosovë-Serbi, por e cila nuk bazohet në territore e kufij, por në raporte bilaterale. Këto janë ato që i paraqita sot, janë qëndrimet më të sinqerta që muj me i paraqit në emër të atyre që përfaqësoj. Do ta përkrahi marrëveshjen pa shkëmbim territoresh, pa ndryshim kufijsh”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.