E gjen portofolin me 2600 euro, e dorëzon në stacionin e policisë në Viti
Viti – Policia e Kosovës stacioni policor në Viti njofton se me datën 12 gushtë 2017 rrethe orës 17:00 në Stacionin policor në Viti është paraqitur qytetari Naip Murseli rrethe 60 vjeçar nga fshati Beguncë komuna Viti i cili i ka dorëzuar një portofol me një shumë parash prej 2600 euro. Ky qytetar i ndershëm ka njoftuar policin se portofolin e kishte gjetur në rrugën e UÇK, në Viti dhe pasi e kishte vërejtur ketë shumë të konsiderueshme të parave kesh menjëherë ishte drejtuar për në stacionin e policisë në Viti.
Pas kontrollimit dhe evidentimit të parave nga policia është gjetur edhe dokumenti identifikues (letërnjoftimi ) i personit që i takonte ky portofol, policia ka njoftuar personin, pronarin e Portofolit të cilit ju kanë kthyer portofoli me shumën e parave.
Për ketë Policia e Kosovës, Stacioni policor i Vitisë falënderon qytetarin për ketë ndershmëri dhe përgjegjshmëri sa humane aq edhe fisnike ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


