UBT

Drejtësia, nën thundrën e politikës së inkriminuar

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se kriza politike, që po mbretëron në vend, tashmë e shkaktuar edhe nga kjo klasë e re politike, që nuk denjon të krijojë institucionet e reja demokratike për të krijuar stabilitet politik në vend, pashmangshmërisht se i ka pasojat e veta edhe në sistemin edhe ashtu të degraduar të drejtësisë. Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se sa do të ndikojë kriza politike në sistemin e drejtësisë, pasi sa më shumë do të ketë krizë politike aq më shumë do të ketë agoni në sistemin e drejtësisë.

Miftari: Sistemi i drejtësisë ndodhet në ‘shok-dhomë’

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se kriza politike, që po mbretëron në vend, tashmë e shkaktuar edhe nga kjo klasë e re politike, që nuk denjon të krijojë institucionet e reja demokratike për të krijuar stabilitet politik në vend, pashmangshmërisht se i ka pasojat e veta edhe në sistemin edhe ashtu të degraduar të drejtësisë. Ndaj ata kanë shtruar edhe çështjen se sa do të ndikojë kriza politike në sistemin e drejtësisë, pasi sa më shumë do të ketë krizë politike aq më shumë do të ketë agoni në sistemin e drejtësisë.

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se kriza politike, që po mbretëron në vend, tashmë e shkaktuar edhe nga kjo klasë e re politike, që nuk denjon të krijojë institucionet e reja demokratike për të krijuar stabilitet politik në vend, pashmangshmërisht se i ka pasojat e veta edhe në sistemin edhe ashtu të degraduar të drejtësisë. “Derisa të vazhdojë kriza dhe bllokada politike në mosformimin dhe në mosfunksionimin e institucioneve demokratike pashmangshëm do të vazhdojë edhe agonia në sistemin e drejtësisë dhe kjo sigurisht se ka refleksionet e veta negative në sundim të rendit dhe ligjit. Derisa është fakt i pamohueshëm se me vite politika po bashkëjeton me drejtësinë dhe anasjelltas, ku reflektojnë interesat e tyre të theksuara korruptive dhe në ndërlidhje edhe me krimin e organizuar sikundër edhe të pasurimit të paligjshëm, kjo duket se do të vazhdojë, derisa të krijohet stabiliteti politik në vend me krijimin e institucioneve të reja dhe duke shpresuar se nga klasa e re politike do të pritet përgjegjshmëri më e madhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend sikundër edhe në sistemin e drejtësisë”, ka vijuar ai.

Kelmendi: Mungon llogaridhë- nia dhe ndëshkueshmëria

Hidromorava

Tutje Kelmendi nënvizon se në mungesë të një sistemi të drejtësisë të mirëfilltë për rrjedhojë edhe për një kohë të gjatë do të sundojë kapja dhe ndikimi i politikës, por edhe parapolitikës, duke mbetur kështu këto hallka të shtetit ligjor larg standardit evropian. Së këndejmi, sipas tij, ky sistem i drejtësisë e ka humbur që moti besimin e qytetarit, e që ky është një tregues që përkon me gjendjen, në të cilën ka degraduar sistemi i drejtësisë, sikur janë gjykatat dhe prokuroritë, dhe duke mbetur kështu larg arritjes e avancimit, pastaj drejt pavarësimit e demokratizimit të tij. “Një faktor tjetër në këtë drejtim shumë shqetë- sues vazhdon të mbetet mungesa e llogaridhënies dhe ndëshkueshmërisë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga institucionet e drejtësisë sikur është Këshilli gjyqësor dhe ai prokurorial, të cilët e mbikëqyrin dhe monitorojnë punën e tyre. Prandaj, nëse do të përmbusheshin në plotni të metat dhe mangësitë e lartcekura, atëherë pashmangshëm do të ngrihej edhe besimi i qytetarëve ndaj drejtësisë, besim ky i cili është zbehur dhe ka humbur mjaft shumë. Ndërsa me gjithë këtë situatë të brishtë dhe të pashpresë në drejtësinë kosovare, për çudi shoqëria jonë sikur është pajtuar me një gjendje të tillë, pasi asaj i është shpërfillur besimi, ngase raste të caktuara kanë treguar se drejtësia për dikë në njërën anë është bërë ‘nënë’ e për dikë tjetër ‘njerkë’, pra një drejtësi e dyfishtë”, është shprehur analisti, Naim Kelmendi. Sipas tij, ky është edhe një tregues se këtij sistemi të drejtësisë i duhen reforma substanciale që nga gjyqësori, prokuroritë etj., në mënyrë që përfundimisht të funksionojë vetëm shteti ligjor dhe përgjegjësia para ligjit dhe të drejtës për të gjithë barabarësisht.

Kriza politike vazhdon agoninë në drejtësi

Analisti Naim Miftari thotë se nuk beson se kriza politike do të ndikojë në agoninë e sistemit të drejtë- sisë, pasi, sipas tij, që nga paslufta e këndej sistemin e drejtësisë e kemi në ‘shok-dhomë’, pasi komplet sistemi i drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë, hetues janë nën thundrën e politikës së korruptuar dhe të shantazhuar deri në palcë. “Afera ‘Pronto’ vetëm një pjesë e publikuar ka treguar se si dhe nga kush bëhet parazgjedhja e prokurorëve, gjyqtarëve dhe njerëzve në vendet kyçe. Mos të harrojmë se vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, është me vepër penale dhe disa ditë pa u zgjedh në atë detyrë ju mbyll rasti. Njëjtë vlen dhe është vepruar edhe për shefin e AKI-së, njëjtë vlen për shefen e KQZsë, për gjyqtarë dhe gjyqtare, njëjtë vlen për kryeprokuroret e vendit, njëjtë vlen për prokurorët special dhe kryeprokurorin e tyre, nga i pari deri tek i fundit që janë vegla politike t ë dikujt. Njëjtë vlen edhe për të ashtuquajturën ministre të drejtësisë, e cila zyrtarisht akoma është ministre dhe në vend se të merret me disa raste të dyshimeve për vrasje, mbytjeve, vetëvrasje, dhunimit të burgosurve ajo del e merret me çështje të tjera politike e kjo tregon papërgjegjësi totale të tërë sistemit të drejtësisë dhe vetë shtetit”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Miftari.

(Kosova Sot)