“Smoothie” me banane dhe karotë
Ky lëng që ju sjellim e forcon sistemin imun, që këtyre ditëve të ftohta të dimrit është më se i domosdoshëm.
Përbërësit:
3 karota 1 banane 140 gr ananas 1/2 e lugës xhenxhefil të gërryer 1/4 e lugës kurkumë Një lugë lëng limoni 3dl qumësht bademi
Përgatitja:
Qëroni, pastroni dhe copëtoni karotat. E vendosni në blender me pak ujë de përzieni për lëng. Në lëng shtoni përbërësit tjerë. Përzieni përsëri, e pini gjatë ditës.
(Kosova Sot)


