ARKATANA

‘Lëkundet’ koalicioni LAA

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ultimatumi prej 10 ditësh, që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli u dha dy partive parlamentare, LDK-së dhe VV-së në mënyrë që të reflektojnë për mundësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të krijimit të institucioneve në vend, ka nxitur reagime të shumta.

Deputetët e partisë së Isa Mustafës janë të ndarë në mendime për deklarimet e Pacollit, megjithëse po insistojnë që Pacolli do qëndrojë besnik brenda koalicionit të LAA-së.
Besa Gaxheri nga LDK konsideron se deklarimi i Pacollit nuk është i vërtetë pasi që ai është i vetëdijshëm se nuk mund ti jap askujt ultimatum.

Ani pse janë në të njëjtën parti, ndryshe është shprehur deputeti Arben Gashi.
Ai shkurt ka thënë se Pacollin askush nuk është duke e mbajtur me zor në LAA

Por, ndryshe mendon Korab Sejdiu nga AKR.

UBT

Ai thotë se nuk ka lëkundje tek deputetët e AKR-së, dhe ata mbesin në pozicionimin e tyre fillestar, dhe pjesë përmbajtjesore e LAA-së.

Sejdiu nuk i sheh si ultimatum deklaratat e Pacollit, por si një kërkesë e tij që koalicioni LAA dhe Vetëvendosje të bëjnë hapa më të mëdhenj në mënyrë që të arrijnë marrëveshje në mes vete

Zërat që AKR, do të mund ta braktisë koalicionin LAA, janë shtuar edhe me deklarimet e deputetit të kësaj partie, Labinot Tahiri, i cili shumë herë ka thënë se preferon që në krye të qeverisë së vendit të jetë kandidati i PAN-it për këtë post, Ramush Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.