UBT

Vihet gurë themeli i projektit “Rregullimi i stadiumit të qytetit në Kamenicë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me Drejtor të Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal, në prani të qytetarëve, sportistëve, anëtarëve dhe përfaqësuesve të klubeve të sportit, sot e vendosëm gurë themelin e rregullimit të stadiumit të qytetit në Kamenicë.

Fillimisht para të pranishmëve inxhinieri Uran Berisha prezantoi projektin për rregullimin e stadiumit të qytetit, ndërsa në fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani tha se ne gjatë fushatës së kaluar zgjedhore sportistëve të shumtë të klubeve të sporteve ju patëm premtuar kushte dhe infrastrukturë me të mirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre sportive dhe sot është një lajm i mirë për të gjithë, sepse po fillon ky projekt i shumëpritur për ta dhe besojmë që do të përfundojë brenda këtyre katër muajve.

Mobi Casa

Përfaqësuesit e klubeve të sporteve, sportist e qytetarë falënderuan kryetarin Sinani për fillimin e këtij projekti që do të u mundësojë kushte më të mira, e që besoj se edhe sukseset nuk do të mungojnë./rajonipress/