Kamarieri keqpërdor besimin, merr me vete pazarin ditor
Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar nga Ankuesi Shqiptar Shtetas i Kosovës, kamerier në Kompleksin Turistik Hotelier “Vali Ranch” i cili i ka raportuar Policisë së Kosovës se i dyshuari po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovës, koleg i tij kamerier me të cilin punonin bashkë e kishte marrë me vete pazarin ditorë prej 666.1 euro, në mënyrë të pa autorizuar, dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Pas një pune operativë të organizuar mirë nga njësitet hetuese të Stacionit policor të Gjilanit i dyshuari është gjetur dhe është sjellë në stacion policor ku edhe është intervistuar lidhur me veprimin në fjalë.
Është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti fillimisht të cilësohet si “Keqpërdorim i besimit” dhe i referohet njësitit të hetimeve për hetim të detalshëm deri sa të zbardhen e të gjitha rrethanat që kanë pru deri te rasti njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


