Uji Dea

Isa Mustafa flet edhe një herë për taksën thotë se ishte veprim i pamenduar mirë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është e angazhuar për miqësi të përhershme me SHBA’të dhe partneritet me BE’në. Ai ka shtuar se përgjegjësinë për vendimet që prekin këto marrëdhënie duhet t’i marrë Qeveria dhe koalicioni qeverisës, duke folur kështu për taksën për të cilën ka thënë se nuk ka nevojë të shfrytëzohet për të bërë dallime të brendshme dhe se ky ishte një veprim i pamenduar mirë.

Mustafa këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar se si kryetar i LDK’së mendon se është masë e merituar ndaj Serbisë, por po ashtu është një masë popullsitë e pamatur mirë në momentin që është marrë.

“Dihet se taksa u vu një ditë pasi Qeveria dështoi të anëtarësoj Kosovën në Interpol. Dështimi iu vesh Serbisë me të drejtë, por për këtë dështim nuk u fajësua askush në Kosovë që nuk e bëri punën mirë. Që ta mund Serbinë. Taksa mbuloi çdo gjë, i mbuloi të gjitha dështimet dhe po vazhdon ti mbuloj edhe më tutje”, ka shkruar Mustafa.

ARKATANA

Ai ka thënë se partia e tij nuk e ka propozuar taksën dhe nuk ka tentuar të marrë merita për të. Po ashtu, thotë se LDK’ja nuk konsideron se i takon asaj të shprehet se çfarë duhet të bëjë Qeveria me taksën.

“Kryeministri i ka 35 këshilltarë e 80 zëvendësministra; sikurse edhe Kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri (që u ofruan të marrin merita) le të konsultohen me njerëzit e vet. Ata janë aty për të dhënë ndihmesën e tyre në punët e shtetit, jo që me para të shtetit ta sulmojnë opozitën.

Serbia po vazhdon aktivitetin e ndyre për tërheqje të njohjeve, por me te nuk po merren ndërkombëtarët. Të gjithë po merren me taksën e Kosovës”, ka theksuar Mustafa./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.