ARKATANA

Hoti: Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme në veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për gjendjen në veri të vendit.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duke mos vepruar në mënyrë institucionale, po krijon situatë të rrezikshme në veri.

“Qeveria e Kosovës me mos veprim po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, të cilat rrethana i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës. Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme atje në aspektin ligjor dhe kushtetues”, ka shkruar Hoti në facebook.

Uji Dea

Hoti ka thënë se tash nuk dihet kush i udhëheq komunat veriore, pas dorheqjeve të kryetarëve serbë.

“Sot nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet publike atje dhe si kryhen shërbimet e përditshme komunale kur nuk ka Kryetar të Komunës”, përfundon postimi i Avdullah Hotit.

Për shkak të vendimit të qeverisë për taksën, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri, kishin dhënë dorëheqje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.