ARKATANA

Princi i poezisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Avdush Canaj

FIDANISHTJA

TI je yll në yllësinë tonë,
TI je yll!
AJO hënë më një balonë,
AJO hënë!
AI zambak i qeshurisë,
AI zambak!
UNË vetë princi i poezisë,
princi vetë!
Nuk është lavd,s`më dridhet dora,
lavd nuk është.
Çelin gonxhet në metafora,
gonxhet çelin.
S`e teprova, e din puhia,
s`e teprova,
qe një lojë me vargje t`mia,
lojë e mirë.