Uji Dea

Reziston Ramush Haradinaj: Nuk e heq taksën as pas takimit me ambasadorin amerikan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit të tij bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett. Haradinaj tha se edhe pas takimit me diplomatin, nuk ka ndryshuar asgjë rreth taksës. Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm, i thirrur nga kryeparlemantari Veseli nuk ka lëvizur qëndrimin e Qeverisë për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Taksa është në fuqi” ka thënë Haradinaj në një konferencë për media pas takimit me Kosnett.

“Biseda ka qenë zhvillimi i dialogut. Të lidhura edhe me taksën. Pra kjo ka qenë biseda. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ka qenë bisedë e qetë”, ka thënë Haradinaj para mediave, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Por, kryeministri thotë se me dëshirën e tij do ta hiqte sot taksën. Megjithatë, sipas tij, ajo nuk hiqet deri në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë.

“Ne kemi shumë dëshirë me e heq. E kishim heq sot, po të kishim një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje”, është shprehur Haradinaj.

“Ne jemi të interesum për ta heqë taksën, por disa punë nuk kryhen siç mendojnë disa”, ka thënë sot Haradinaj, duke mos u tërhequr nga vendimi i taksës edhe pas thirrjeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta hequr tarifën. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.