Mobi Casa

Italianët e zbulojnë kohën kur Zhegrova mund të transferohet në Milan!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjiganti italian synon t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar gjatë janarit, por ta transferojë atë gjatë verës. Tashmë nuk është fshehtësi që Milani është i interesuar për Edon Zhegrovën, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, “Rossoneri” po mendojnë ta rinojnë ekipin dhe talenti kosovar është njëri prej objektivave të gjigantit italian.

“mondoprimavera.com” shkruan se klubi nga San Siro e ka ndërmend t’i sigurojë shërbimet e përfaqësuesit kosovar gjatë janarit, por ta lë atë të luajë në Belgjikë me Genkun deri në verë, për ta marrë më pas në Itali.

Fundamenti

“Zhegrova është një futbollist i krahut të djathtë që luan në Genk, në klubin belg me të cilin i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola. Atë e quajnë ‘Messi i Kosovës’ për shkak të kapacitetit të tij që t’i kalojë kundërshtarët. Ai është lindur në vitin 1999 dhe duket se është afër Milanit për t’u transferuar gjatë verës”, shkruan mediumi italian.

I kontaktuar nga “Gazeta Express” ditë më parë, futbollisti kosovar kishte theksuar se për të është kënaqësi dhe privilegj kur dëgjon se klube të kalibrit të Milanit apo Barcelonës shprehin interesim për shërbimet e tij. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.