ARKATANA

Sejdiu hedh përgjegjësinë te Agim Çeku e Nuredin Lushtaku, pse Rugova nuk u varros me ceremoni nga garda e TMK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu në prag të 13 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova, ka thënë se barra për dështimin e përcjelljes së Rugovës për në banesën e fundit me ceremoni nga TMK-ja, mund të bie mbi Agim Çekun dhe Nuredin Lushtakun.

Sejdiu, në “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka thënë se Shërbimi Policor i Kosovës pas refuzimit të FSK-së ka kryer me përgjegjësi detyrën në përcjelljen e Presidentit Rugova për në banesën e fundit.

“Ideja ka qenë që Rugova të përcillet me gardë, sepse garda në fushëveprimin e saj e ka edhe këtë punë, sidomos kur është në pyetje përcjellja e burrështetasve siç ishte Presidenti Rugova. E di që ka qenë një hezitim, apo pengesë e drejtpërdrejtë dhe atëherë kjo përgjegjësi është marrë nga njerëzit e Shërbimit Policor të Kosovës. Kanë kryer punën e tyre, unë them me përkushtim”, është shprehur Sejdiu.

Pasardhësi i Rugovës në presidencë ka thënë se refuzimi i TMK-së ishte i çuditshëm, sidomos në kohën kur Kosova ishte në zi.

Uji Dea

“Shërbimi Policor i Kosovës e ka përmirësuar këtë lëshim. Por përcjelljen e kanë bërë me nderë edhe populli i Kosovës”, tha Sejdiu.

Theksoi se përgjegjësia për këtë vepër mund të bie mbi Agim Çekun sepse në atë kohë ai ishte Komandant i Përgjithshëm i TMK-së.

“Njerëzit që kanë qenë në TMK e kanë penguar dhe dikush pas shpine. Agim Çeku mund të ketë barrën sepse ka qenë komandant aty. Nuredin Lushtaku ka përgjegjësi sepse ka qenë komandant i gardës”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.