UBT

Në moshën 71 vjeçare, kaloi në amshim Ramadan Demiri nga Zajçeci

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ramadan Demiri ishte djali i vetëm i Hazirit. Ai si një malësor e bâmirës shembullor, jetoi me nderë deri në vitet e pasluftës në Zajçec të Dardanës, kurse që nga paslufta në Livoç të Epërm të Gjilanit.

Gjatë viteve ‘70 të shekullit të kaluar, si secili i ri i Kosovës, ishte përkrahës i të drejtave të mohuara të shqiptarëve dhe sidomos për të drejtën e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptarë, me ç’rast ishte ndaluar dhe maltretuar nga regjimi i atëhershëm jugosllav.

Sepse, ai mbante veshur ngado që shkonte një xhemper kuq-zi, të qëndisur nga pesë motrat e tij, me shqiponjën dykrenare, që ishte shprehje e fuqishme e identitetit shqiptar, përgjatë viteve 60-70 të shekullit të kaluar, deri në lejimin e tij, më 1968.

Ramadani familjarisht ndihmoi luftën çlirimtare me çdo gjë që kishte.
Gjatë luftës së UÇK-së, shtëpitë e tij ishte shndërruar jo vetëm në një pikë logjistike të fuqishme të rezistencës, por së bashku me djem, nipa e të strehuarit që i mbante në shtëpi shërbyen për shumë kohë si “karaullë” dhe roje në kufirin verilindor të Kosovës, në zonën e Novakut.

Fundamenti

Gjatë luftës për liri, 1998-1999 shtëpia e tij ishte vendtakim i shumë ushtarëve, para fillimit të Luftës së Marecit por edhe pas saj.

Po ashtu në shtëpinë e tij ishin strehuar dhjetëra familjarë nga Prishtina e Hajvalia, (ndër ta edhe familja e gjërë e publicistit Halil Matoshi i cili pastaj u mor peng lufte nga forcat serbe dhe u mbajt në burgun e Pozharevcit) për të cilët, Dani kishte siguruar ushqime edhe gjatë shtetrrethimit më të egër serb, gjatë prillit dhe majit 1999 deri në çlirimin e vendit.

Pas luftës jetoi me nderë, me pesë djemtë e tij dhe shumë nipa e mbesa, në Livoq të Epërm tê Gjilanit.

Dani, siç e thërrisnin, do të mbetët në kujtesën e familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën, si burrë i urtë që jetoi shqiptarisht dhe i papërkulur.
I paharruar kujtimi për Danin.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!/rajonipress/