ARKATANA

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë nxehtë dhe me zagushi, kurse pasdite priten zhvillime konvektive dhe priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal dhe do të ndodhin vetëm në disa rajone të caktuar ku ka mundësi edhe për ndonjë stuhi kalimtare.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 minimalja deri në 30 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot i ngrohtë, me diell dhe vranësira të cilat në shumë rajone do të zhvillohen dhe kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Zhvillime mjaft të fuqishme konvektive priten në Maqedoninë Veriore dhe juglindje të Shqipërisë ku vende-vende priten shtrëngata të fuqishme me bubullima të zhurmshme, erëra të stuhishme dhe breshër, prandaj në ato rajone rekomandohet kujdes i shtuar orëve të pasdites.

ARKATANA

E Enjtja do të jetë më stabile, por ende në disa zona mund të ketë riga ose ndonjë rrebesh kalimtar shiu.

Nga e Premtja pritet stabilizim i plotë i atmosferës, prandaj e Premtja dhe shtuna do të jenë stabile dhe kryesisht me diell. Edhe dita e diell pritet të jetë e nxehtë, por me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.