Jonida Maliqi hedh pas krahëve divorcin, shijon pushimet
Tashmë duket se këngëtarja e dashur shqiptare Jonida Maliqi e ka hedhur pas krahëve divorcin e saj dhe po shijon ‘beqarinë’.
Jonida ka nisur pushimet dhe po relaksohet pranë detit, nga ku ka publikuar edhe foto. Rrëzëllitëse dhe e lumtur duket këngëtarja me stilin e veçantë, ndërsa shkruan se po kënaqet.
Historia 17-vjeçare e dashurisë së yllit të muzikës ka marrë fund para pak kohësh, ndërsa në muzikë Jonida nuk ka sjellë ende ndonjë projekt së fundmi.


