ARKATANA

Reagon komuna, largon mbeturinat tek tregu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas publikimit të rajonipress dhe raportimit të qytetareve për gjendjen e rëndë me mbeturina në tregun e qytetit kanë reaguar organet komunale të cilat i kanë eliminuar të gjitha mbeturinat të cilat sipas Avdyl Jerliut përgjegjës i tregut mbeturinat ishin nga e premtja e jo disa javë siç kanë raportuar qytetarët.

Raportimi i Rajonipress-it për gjendjen e mjerueshme në tregun e qytetit ka ndikuar pozitivisht tek zyrtarët komunal të cilët sot i kanë larguar dhe e kanë pastruar tregun nga mbeturinat.

Avdyl Jerliu përgjegjës i tregut tha për rajonipress se mbeturinat ishin nga e premtja e jo disa javë siç kanë thënë banorët. “Për shkak të vapës së madhe tregtarët kanë pasur shumë prishje të mallit dhe e kanë hedhur në mbeturina dhe ne posedojmë fakturën e “Ecohigjienës” për largimin e mbeturinave ditën e premte” ka sqaruar Jerliu.

ARKATANA

Jerliu tha se tani ka filluar edhe konstituimi i Bordit të Tregut dhe nuk do të përsëritet e njëjta situatë.

Ndryshe Rajonipress ka raportuar paradite për mbeturinat e shumta të cilat përmes fotove janë dërguar nga qytetarët përreth të cilët edhe janë ankuar për kundërmim e prishje të ambientit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.