Eko Higjiena

Kompromis për taksën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë për “Zërin” se masa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk hiqet pa u eliminuar fillimisht arsyet për të cilat është vendosur kjo tarifë. Por, pas rritjes së presionit nga SHBA-ja dhe BE-ja për heqjen e taksës 100% analistët politikë vlerësojnë se duhet arritur kompromis për këtë çështje, përkatësisht duhet të dihet se çka përfiton Kosova nga heqja e saj, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ende pa u bërë dy muaj të plotë prejse Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina është rritur dukshëm presioni ndërkombëtar, veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe nga Bashkimi Evropian (BE) për heqjen e kësaj tarife. Pavarësisht kërkesës së SHBA-së për largimin e menjëhershëm të taksës ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Endrit Shala ka thënë për “Zërin” se masa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk hiqet pa u eliminuar fillimisht arsyet për të cilat është vendosur kjo tarifë.

Uji Dea

Megjithëkëtë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova s’mund ta refuzojë kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës. Por, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se në rast se shfuqizohet tarifa në fjalë Kosova duhet të kërkojë të dijë saktë se çka përfiton nga një veprim i tillë. Si kusht për heqjen e taksës sipas tyre duhet të kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia, rrjedhimisht edhe ndalimi i pengesave që Serbia vazhdimisht ia ka bërë Kosovës në politikën e jashtme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.