Eko Higjiena

Gërvalla: Zgjedhjet e reja erdhën pasi opozita nuk bashkëpunoi në asnjë fazë të proceseve politike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur për zhvillimet rreth zgjedhjeve të reja dhe bashkëpunimin me opozitën.

Gërvalla tha se Qeveria ka bërë çdo përpjekje për të mos e dërguar vendin në zgjedhje për herë të katërt, por sipas saj, opozita nuk ka bashkëpunuar në asnjë fazë të procesit.

“Ne tentuam të bëjmë gjithçka për të mos e dërguar vendin për herë të katërt në zgjedhje. Mirëpo, çfarëdo që bënim, nuk funksiononte me opozitën. Ata nuk reagonin dhe nuk bashkëpunonin,” tha Gërvalla.

Mobi Casa

Ajo shtoi se opozita ka qenë e fokusuar vetëm në bllokimin e procesit politik.

“Opozita ka treguar se nuk ka pasur asgjë tjetër përveç që ta bllokojë procesin. Në fund të fundit, kjo ka qenë një përpjekje për ta ndryshuar rezultatin e votuesve – 42% – dhe për t’i shpallur ata humbës. Një gjë e tillë nuk funksionon dhe as nuk do të funksionojë,” u shpreh ajo.

Gërvalla theksoi se pavarësisht pengesave, Qeveria ka vepruar në përputhje me ligjet dhe interesin e qytetarëve./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.